Loading…

LPD: Dacic sillet si zëdhënës i Moskës, po na acaron me Perëndimin

  • 11/08/2018 | 17:01

LPD: Dacic sillet si zëdhënës i Moskës, po na acaron me Perëndimin

LDP konsideron se Dacici, me sjelljen e tij të pamatur, ka fyer secilin qytetar të Serbisë, sepse në vend se të shpjegonte shkakun dhe natyrën e vërtetë të vizitës së zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse, Marija Zaharova, sillet si të ishte ambasador i Rusisë në Beograd

Partia Liberale Demokratike (LDP) e Serbisë, ka reaguar ndaj sjelljes së ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacicit, për të cilin ka thënë se vizitën private të Marija Zaharovës, zëdhënëses së ministrisë së punëve të jashtme të Rusisë, e shfrytëzoi edhe njëherë për të dërguar mesazhe të cilat acarojnë marrëdhëniet me shtetet e Perëndimit, transmeton gazetametro.net.

LDP konsideron se Dacici, me sjelljen e tij të pamatur, ka fyer secilin qytetar të Serbisë, sepse në vend se të shpjegonte shkakun dhe natyrën e vërtetë të vizitës së Marija Zaharovës, për të satën herë e keqpërdor funksionin që ka dhe sillet si të ishte ambasador i Rusisë në Beograd.

“Me histerinë antiperëndimore, me të cilën ka shpjeguar njëfarë padrejtësie, e cila qenka fajtore për rrënimin tonë, u përcoll me atmosferë panairit të vizitës, e cila e bënë Serbinë si vend në të cilin nëpunësit rusë kthejnë në kalim e sipër, që prej këtu të dëgjojnë deklarata të cilat në dëmin tonë na konfrontojnë me perëndimin, ndërsa ne jemi vetëm statistë, pa pasur të drejtë që interesat tona t’i nxjerrim në plan të parë”,- thuhet në kumtesën e PLD-së.

PLD thekson se interesat e Rusisë nuk janë interesa të Serbisë, dhe se ata që udhëheqin Serbinë duhet ta kuptojnë se qytetarët “nuk janë këmbësoria e politikës së jashtme të Rusisë, dhe ministrat nuk mund të duken si zëdhënës rusë, të privuar nga çdo korrektësi”.

“Serbisë i nevojitet hyrja sa më e shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ne na nevojitet zgjidhja e krizës së Kosovës, e cila nuk është e shkruar në Moskë, por në marrëveshjen midis Beogradit e Prishtinës, përkatësisht midis dy shoqërive, sikurse është i domosdoshëm edhe ndryshimi i politikës rajonale, e cila do ta evitonte ndikimin rus në Bosnje-Hercegovinë”.

Ndryshimet në prioritetet e jashtme të Serbisë do të rezultonin me relaksimin e marrëdhënieve të brendshme, të cilat kohët e fundit janë helmuar me ofensivën e forcave nacionaliste, të cilat kërkojnë mbështetje nga Moska.

Dacici dje, në konferencën për gazetarë të mbajtur në Beograd, bashkë me zyrtaren ruse, i ka quajtur hipokritë të gjithë ata që e kundërshtojnë ndryshimin e kufijve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë