Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka mposhtur në ndeshjen e saj të parë garuesen turke, Nurcan Yılmaz, transmeton Gazeta Metro.
Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka, në kategorinë deri në 78 kilogramë ka triumfuar kundër turkes, Nurcan Yilmaz, në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.
Ajo tani është kualifikuar në gjysmëfinale edhe është në rrugë të mirë për të siguruar një tjetër medalje për Kosovën.
Kujtojmë që në xhudo kanë siguruar medalje të arta në kategorinë e femrave, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, ndërsa medalje të bronztë ka arritur garuesi, Akil Gjakova. /gazetametro.net