Loading…

Lojërat e fatit në Kosovë u gjobitën me mbi 300 mijë euro

  • 16/11/2016 | 13:47

Lojërat e fatit në Kosovë u gjobitën me mbi 300 mijë euro

Dogana e Kosovës përmes një njoftim ka bërë të ditur se  gjatë muajit nëntor ka vazhduar aktivitetin ne terren me qëllim kontrollin e subjekteve që operojnë me lojëra fati.

Gjatë nëntorit janë kryer kontrolle në disa lokacione të Kosovës. Në fokus të kontrollit kanë qenë qyteti i Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë hasur duke ushtruar veprimtari pa licence dymbëdhjetë pika basti për të cilat janë lëshuar gjoba në shumë prej 20 mijë e 160 euro gjithsej.

Gjithashtu, dogana bënë me dije se janë sekuestruar 11 aparate të palicencuara që dyshohet se janë të kontrabanduar, pasi që palët nuk kanë arritur të prezantojnë ndonjë dokumentacion lidhur me prejardhjen e tyre.

“Gjatë kontrolleve në terren janë hasur duke operuar edhe lojëra të ndaluara me ligj në Republikën e Kosovës si Keno dhe Racing Dogs me ç‘rast janë sekuestruar 9 pajisje përmes të cilave është zhvilluar ky aktivitet”, thuhet në këtë njoftim.

“Aksionet e muajit nëntor tregojnë qartazi përkushtimin e Doganës që përmes kontrolleve dhe aktiviteteve tjera hetimore ka arritur të vendos kontroll të rreptë në tërë territorin e Kosovës derisa raporti i këtij viti tregon se Dogana deri tani ka sekuestruar pajisje si në vijim: 227 aparate të palicencuara, 165 pajisje për lojëra Keno dhe Racing Dogs, 126 pika basti të palicencuara”, bëhet gjithashtu e ditur në njoftim.

Shuma e  këtyre gjobave të shqiptuara arrinë në 312 mijë e 792 euro, ndërsa vlera e aparateve të sekuestruara është mbi 500 mijë euro./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë