Loading…

Lojërat dhe aplikacionet më të mira të 2016

  • 01/12/2016 | 16:57

Lojërat dhe aplikacionet më të mira të 2016

Sot është një dhjetor, dhe shënon dhe nisjen e sezonit të festave. Për këtë Google ka publikuar top listën e aplikacioneve dhe lojërave për 2016, bazuar në shkarkimet e tyre nga Google Play Store.


Vitin e kaluar më shumë se 65 miliardë aplikacione janë shkarkuar në telefonët Androidë dhe tabletët nga Google Play në 190 vende të botës.

Aplikacioni më i shkarkuar ka qënë ai i vetë Google për videotelefonata, Duo, i cili të jep mundësi të bësh telefonata me video me këdo që keni në listën e kontakteve dhe që e ka këtë aplikacion, pak a shumë si Skypë apo Face Time i Apple.

Megjithatë këtë vit Google ka vendosur që ti japë çmimin “Best App 2016” aplikacionit Prisma, aplikacioni që i kthen fotot tuaa në një vizatim që duket mjaft realist duke përdorur inteligjencën artificiale.

Ndërkohë përsa i përket lojërave, më i shkarkuar ka qënë aplikacioni Pokemon Go, loja ku mbledh karaktere të Pokemon në botën reale. Për numrin e shkarkimeve ka marrë çmimin “Best Game 2016”./ gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë