Loading…

Lojë e dyfishtë e Vucic në Mal të Zi: Pro Mandic sa për sy e faqe, a e gjithë mbështetja për ‘të moderuarin’ Milatovic nga prapa perdeve

  • 27/03/2023 | 19:41

Lojë e dyfishtë e Vucic në Mal të Zi: Pro Mandic sa për sy e faqe, a e gjithë mbështetja për ‘të moderuarin’ Milatovic nga prapa perdeve

Inforrmacioni që u është shpërndarë kreut të Partisë Progresive Serbe (SNS) në të cilin janë përfshirë edhe zgjedhjet në Mal të Zi zbulojnë se presidenti serb Aleksandar Vucic kishte dy favoritë për zgjedhjet atje. Formalisht do mbështesnin pro-rusin dhe pro-serbin Andrija Mandic, ndërsa prapa skenave e gjithë aparatura partiake do të mbështeste Jakov Milatovic si një kandidat i moderuar pro-serb’ i pranueshëm për Perëndimin, transmeton Gazeta Metro.


Gazeta malazeze Pobjeda ka raportuar se Beogradi me 19 mars e kishte mbështetur formalisht Andrija Mandic si kandidat për president të Malit të Zi, kjo për shkak të politikës që udhëheqë Vucic si ‘president i gjithë serbëve në rajon që kanë shtete mëmë Serbinë’, a prapa perdeve me mbështetje logjistike kanë mbështetur Jakov Milatovic si “kandidatin e moderuar pro-serb” si më të pranueshëm për Perëndimin, duke i krijuar kushte që të ndikojë jo vetëm në zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Malit të Zi, por edhe të arrijë ndryshimin e baraspeshës së forcave tek partitë e atjeshme pro-serbe.

Në bazë të udhëzuesit partiak, të ashtuquajturit non-paper që u ishte shpërndarë dhjetë ditë para zgjedhjeve presidenciale malazeze krerëve të partisë së Vucic, SNS, që kishte edhe në fokus vërehet qartë se kreu i pushtetit në Beograd ka luajtur lojë të dyfishtë me synim të sigurojë zgjedhjen e presidentit më miqësor të Malit të Zi.

“Pamundësimi i fitores së Milo Djuanovic në zgjedhjet presidenciale është interes strategjik që duhet përkrahur përmes veprimtarive të ndryshme. Është e nevojshme që përmes kanaleve të tanishme të mbështetet fuqishëm, jo vetëm kandidati Andrija Mandic por edhe Jakov Milatovic, kryesisht përmes aktivizimit të potencialit të partive anti lëvizjes së Djukanovic, përkrahur me prezencë aktive përmes mediave në Serbi dhe Mal të Zi të lartpërmendurve individë të bashkësisë kulturore e shoqërore serbe në Mal të Zi, si dhe mbështetje të fuqishme të Kishës Ortodokse Serbe dhe të gjithë potencialit që vepron atje” shkuan në dokumentin sekret të kryesisë së partisë së Vucic.

Vucic është i njohur për këtë lojëra me lëvizje të dyfishta edhe më parë jashtë kufijve të Serbisë. Kjo u pa së fundi në Bosnje e Herecegovinë, kur përmes mediave të tij dhe biznesmenëve i ofronte mbështetje të dy kandidatëve për president të Republika Srpska. Milorad Dodik dhe Jelena Trivic. Presidenti serb Vucic në dukje së paku i fali më pas Dodik arrestimin e biznesmenit serb nga Beogradi që me recetën nga Mali i Zi fuste para për blerje votash për Trivic.

Sipas të dhënave dhe analizës së gazetës malazeze Pobjeda është e qartë se mbështetja për Mandic nga Vucic nuk ishte edhe aq e sinqertë e as aq e madhe sa e prisnin në partinë pro-serbe e pro-ruse Fronti Demokratik.

Për dallim nga ‘betejat’ për Niksic dhe Budva – kur biznesmenët e afërt me Vucic kishin futur para të mëdha për blerje votash- këtë herë logjistika nuk ishte aq e dukshme apo edhe shërbimet e inteligjencës të cilat gjatë gjysmës së vitit i ka nënshtruar Dritan Abazovic përmes ndërmjetësve të tij në ANB dhe Polici – nuk u panë.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ‘veprimtarinë’ e Vlada Mandic e Rade Sijan por edhe zëvendësve të tyre që kishin futur para të mëdha para zgjedhjeve lokale më 2021 dhe 2022. Rasti i arrestimit të biznesmenit të SNS, Dejan Sljipcevic ditën e zgjedhjeve në Podgorica me 23 tetor vitin e kaluar, i cili me helikopter kishte tentuar të fuste para për blerje votash, zbulon qartë skemën e ‘afrimit’ të votuesve me para nga Beogradi.

Që mbështetja e strukturave pro-serbe dhe të SNS të Vucic nuk ishte adekuate për Andrija Mandic, më së miri tregojnë rezultatet në komunat bregdetare, Podgoricë – si dhe ajo më e dukshmja në Niksic që besohej se ishte bastion i Frontit Demokratik pro serb ku edhe qeveris kjo parti. Në këtë komunë është edhe selia e peshkopit të Budimljes-Niksic të Kishës Ortodokse Serbe që përmes njeriut të vet Metodije Ostojic ka mbështetur Mandic. Ostojic ishte fotografuar në tubime me Mandic që dukej si një mbështetje pa rezervë për kandidatin e Frontit Demokratik në zgjedhje  presidenciale. Në terren doli ndryshe pas 19 marsit, pasi Kisha Serbe qartë me urdhër të Vucic ka luajtur me dy kandidatë dhe –pati mungesë të mbështetjes së faktorit të klerit serb. Si të shpjegohen 11894 vota për Milatovic në Niksic kur partia ‘Evropa Tash’ nuk ka as kryesi partie e nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje lokale.

Matematika është e pamëshirshme, votuesit e Frontit Demokratik dukshëm pro serb, e dalluan pikërisht tek Milatovic atë gjurmën nacionaliste ortodokse dhe kaluan lehtë tek lideri i ‘Evropa Tash’.

Për këtë rezultat është posaçërisht me peshë boshti klerik – lëvizja demokristiane i Dejan Vuksic dhe Kisha Ortodokse Serbe që përmes njerëzve të saj me ndikim, kryesisht priftit paramilitar Mijajlo Backovic, ndikoi në rezultatin e Milatovic.’

Me këtë synim edhe ishte organizuar takimi i anëtarit të kryesisë ‘Evropa Tash’ Andreja Milovic dhe Mitropolitit të Malit të Zi Joanikije në Beograd, disa ditë para raundit të parë të zgjedhjeve, që zbuloi se Kisha Ortodokse Serbe, por edhe Beogradi zyrtar ka më disa kandidatë në zgjedhjet presidenciale.

Dëshmi se nga Beogradi po shtyhet Milatovic është edhe deklarata e ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, që një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi tha se për to ka biseduar edhe me presidentin serb Aleksandar Vucic, e që së bashku paskan vlerësuar të rëndësishme që kandidatët që mblidhen votues serbë kanë arritur rezultat të mirë.

“Është e sigurt që serbët praktikisht do të vendosin në raundin e dytë se kush do të jetë president i Malit të Zi” tha me krenari Dacic.

Është poashtu e dukshme shkruan Pobjeda se mbështetja e Vucic për Milatovic fshihet plani i presidentit serb që të gjendet një kandidat i pranueshëm ‘qytetar-serb” për Perëndimin që do të ishte shërbëtori i tij.

Nuk është është fshehtësi se Spajic dhe Milatovic kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me ministrin dhe bankierin personal të Vucic, Sinisa Mali.

“…Fitorja e kandidatit Milatovic mundëson veprimtarinë afatgjate dhe themelimin e shumicës në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit që të do t’i udhëheqë ‘Evropa Tash’. Tek Demokratët që iu prin Aleksa Becic duhet të ndikohet fuqishëm që të përmbushin pritjet e ‘Evropa Tash’. Ambiciet politike të kryesisë së Demokratëve dhe antagonizmi i një pjese të komnsiderueshme të zyrtarëve dhe votuesve të tyre ndaj ‘Evropa Tash’ duhet të zbuten për të mirën e aleancës strategjike me Milatovic. Vlerësojmë se premtimi i kthimit të Becic në post të kryetarit të Kuvendit do të mund të ndikonte për të mirë në veprimtarinë e Demokratëve për ‘Evropa Tash…”

Këto vlerësime nga non-paper i SNS të Vucic zbulojnë se ai po planifikon me kujdes transformimin e ‘forcave miqësore’ në Mal të Zi, në përputhje me rolin e tij në negociata me Perëndimin rreth Kosovës.

Presidenti serb ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit, madje edhe ato nene të rënda për njohje jo formale por në realitet njohje, si dhe atë që Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, edhe pse në komunikim publik thotë se Beogradi ka caktuar ‘vija të kuqe’ që nuk do t’i shkelë.

Në realitet, i shtyrë nga ndërmjetësit amerikanë-evropian, Vucic u detyrua të marrë përsipër rolin e ‘garantit të stabilitetit’, kështu që tani i duhet e gjithë mbështetja logjistike, përfshi atë në Mal të Zi, pikërisht një bashkim të forcave pro-serbe, që nuk mund ta sigurojë struktura e vjetër në krye të Frontit Demokratik.

“Miqtë tanë në Frontin Demokratik duhet ta kuptojnë dhe do t’u prezantohet në tërësi ideja e krijimit të një shumica parlamentare që do të mbështesë Perëndimin si një opsion qendror në Mal të Zi, dhe e cila do të lë anash të gjitha ankesat për politikën ekstremiste serbe siç i shohin në Perëndim veprimtarinë e Frontit Demokratik” thuhet në dokumentin strategjik të SNS, siç raportoi Pobjeda.

Llogaria e Beogradit është e qartë, fitorja e JAkov Milatovic është jo vetëm kusht për margjinalizim të forcave politike sovraniste qytetare në Mal të Zi por edhe garantues politik të Serbisë në periudhën e ardhshme, pas zgjedhjeve parlamentare me 11 qershor, pushteti i ri në Mal të Zi do të pranojë të gjitha nismat që forcojnë pozicionin politik të Aleksandar Vucic, si ‘presidentin dhe përfaqësuesin e të gjithë serbëve në rajon”.

Një prej tyre është edhe ‘Ballkani i Hapur’ të cilin Milatovic e kishte mbështetur furishëm gjatë kandidaturës së tij për president./gazetametro.net

S’ka paqartësi më: Pro-serbët e pro-rusët rreshtohen zyrtarisht me Jakov Milatovic kundër Milo Djukanovic

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë