Loading…

Loja me tensione në veri dhe anulimi i takimit të sotëm Vucic – Thaçi

  • 07/09/2018 | 13:04

Loja me tensione në veri dhe anulimi i takimit të sotëm Vucic – Thaçi

Derisa Thaçi e Vucic kohëve të fundit duken më të koordinuar se sa vet Perëndimi për formulën e arritjes së marrëveshjes së paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, duket se këtë nuk po munden ta nisin pa e tensionuar situatën në veri të Kosovës.


Plani për ndryshim të kufijve që po flitet si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd, këtu nga Thaçi e atje nga Vucic, në publik fillimisht doli javë më parë pikërisht përmes reagimeve të kreut të Manastirit serb të Deçanit i cili paralajmëronte për një plan për nxitje të tensioneve në veri të Kosovës, që në fund do të rezultonte edhe me një marrëveshje për ndarjen e asaj pjese të Kosovës, shkruan gazetametro.net.

E tani, edhe sot ishte veriu, tema që po bëhen përpjekje të paraqitet si tension në mes të Kosovës dhe Serbisë, që bëri edhe të anulohet takimi Thaçi – Vucic i paraparë që të mbahet sot në Bruksel. Atje kishin shkruar të dy delegacionet, ai i Kosovës dhe i Serbisë, por ata u takuan vetëm me përfaqësuesen e BE’së, në dy takime të ndara, por jo edhe mes vete.

Takimi u anulua nga Vucic, i cili këtë tha se po e bën shkaku i vizitës së tij të paralajmëruar për në veri të Kosovës, e kinse u pengua nga autoritetet e Prishtinës, të cilat nuk i lejuan që ta vizitojë liqenin e Ujmanit.

Paralajmërimit të Vucicit se gjatë vizitës në Kosovë i kishte reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili kishte thënë se nëse presidenti serb viziton Ujmanin, pa lejen e Kosovës, ai do të arrestohet.

Në anën tjetër, një zyrtar serbe që kohë më parë ishte arrestuar në Kosovë, Marko Djuric, reagoi duke thënë se presidenti serb Vucic vendosi të mos takohet me Thaçin shkaku i kërcënimeve dhe mashtrimeve.

Nga ana tjetër, për shkak të ngjarjeve të fundit, presidenti serb lidhur me vizitën e tij të paralajmëruar në Kosovë, urdhëroi ushtrinë serbe dhe më pas kërkoi nga policia dhe shërbimi sekret serb që të ndalonin çdo komunikim me policinë e Kosovës, KFOR-in dhe çdo përfaqësues shqiptar dhe ndërkombëtar që vepronin në territorin e Kosovës.

Edhe pse në samitin e Austrisë, Thaçi dhe Vucic dukeshin se kishin afruar shumë raportet e tyre, dhe planin për marrëveshje, duket se ky plan nuk do të mund të qohet përpara pa e tensionuar situatën në veri të Kosovës, dhe kjo tanimë ka filluar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë