Ndryshe nga Kosova, Serbia ka filluar të loboj fuqishëm kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.
Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka deklaruar se shpreson se Portugalia do ta ndryshojë qëndrimin e saj lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
“Shpresojmë, për këtë. Kam biseduar me ministrin portugez të Kulturës, se mund të presim ndryshimin e qëndrimit të tyre lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO pasi ne nuk shohim arsye që trashëgimia kulturore serbe të kalojë në administrimin dhe ruajtjen e Kosovës”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë kryetari serb në Lisbonë ku gjendet për një vizitë zyrtare në Portugali.
Ai ka shtuar se Portugalia e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por Serbia e vazhdon edhe më tej bashkëpunimin me këtë vend.
Njejtë po vepron edhe kryeministri Vuçiç. Së fundi ai ka vizituar Indinë për ta lutur këtë shtet që mos ta njohë Kosovën dhe të jap votën kundër pranimit në UNESCO.
“Do ta lusim që të jetë absolutisht kundër”, citon Tanjug të ketë thënë Vuçiç.
]Ai ka shtuar se do të flasë edhe me kryetarin e Kenisë Uhuruo Keniata, të cilin po ashtu do ta lusë që të votojë kundër Kosovës në UNESCO.
“Kenia, me iniciativën e kryetarit, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ajo ka qenë e përmbajtur gjatë votimit në UNESCO. Do të përpiqemi të marrim votën e tyre sebep në UNESCO numërohen votat vetë për e kundër”, ka thënë Vuçiç./gazetametro.net