Loading…

Lobi Shqiptar, fton bashkatdhetarët në themelimin e Kuvendit Zgjedhor

  • 12/11/2016 | 13:40

Lobi Shqiptar, fton bashkatdhetarët në themelimin e Kuvendit Zgjedhor

Në një komunikatë dërguar mediave, Lobi Euro-Atlantik Shqipar, njofton gjithë shqiptarët  kudo ndodhën në Botë, se janë duke u bërë përgaditjet për themelimin e Kuvendit.

Organizata Lobi Euoratlantik Shqiptar fton shqiptarët që të marrin pjesë në Kuvendin Zgjedhor që do të më mbahet me 17 dhjetor 2016, në Lorrah të Gjermanisë.

“Bëjmë thirrje gjithë mërgartës shqiptare, shoqata dhe organizata të ndryshme që veprojnë nëpër botë që t’i bashkohen Lobit Euroatlantik Shqiptar, të bëhen pjesë e organizimit më të madh shqiptar në Diasporë, Kuvendin Zgjedhor të Lobit. Mërgata Shqiptare ka nevojë për bashkim, në një kulm organizativ,  në të cilën do të kultivohen vlerat kombëtare, ruajtja e gjuhës, edukimi dhe integrimi sa më i mirë i shqiptarëve në vendet ku jetojnë”, thuhet në komunikatë”.

Kjo organizatë e themeluar me 20 shkurt 2016, në Lorrah të Gjermanisë, deri me tani ka shtrirë degët e saja në Gjermani, Norvegji, Zvicër, Suedi, Austri dhe së fundi në Belgjikë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]etro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë