Loading…

Lobi serb në SHBA larg më i dobët se ai kosovar

  • 14/11/2016 | 11:25

Lobi serb në SHBA larg më i dobët se ai kosovar

“Treni lobist” serb është në vonesë serioze në krahasim me atë të Kosovës, aq më shumë pasi për momentin Serbia nuk ka angazhuar asnjë shtëpi lobiste në SHBA e cila kishte luftuar për interesat dhe ndikimin e saj, shkruan gazeta serbe Blic, pas entuziazmit në Serbi se politika amerikane pas fitores së Trump mund të ndryshojë sa i përket Kosovës.

Në dallim prej Serbisë, Kosova miret me lobim shumë serioziësht dhe një kohë shumë të gjatë, e sa e ka të rëndësishëm imixhin e saj tregon se për këto punë janë angazhuar dy firma lobiste – “Podesta group” dhe “Paton Bogs”. Është interesante se kjo e para, përndryshe një prej më me ndikim, dikur ka punuar për Sërbinë, transmeton gazetametro.net.

Serbia e ka humbur rastin në krahasim me Kosovën që qeshtjet t`i kthej në favor të vet, Borko Stefanovic.

Sipas mendimit të Borko Stefanoviqit, liderit të së Majtës sërbe, i cili është marrë me lobim në SHBA dhe e ka formuar kokusin serb në Kongresin e SHBA-ve, Serbia e ka humbur rastin në krahasim me Kosovën që qeshtjet t`i kthej në favor të vet.

“Nuk e kemi humbur rastin tash por në vitet e tetëdhjeta. Për pavarsinë e Kosovës është folur për herë të parë në vitet 1986/87, kur kanë ardhur në Sërbi kongresmenët e SHBA-së Bob Dole dhe Tom Lantos, por kryetari i atëhershëm Sllobodan Millosheviq nuk ka dashur t`i pranojë. Nuk deshi t`ju sigurojë përcjelljen për të vizituar Kosovën, dhe kështu ata në fund shkuan vet. Mirëpo, atje janë pritur mirë dhe zyrtarisht, me kolona të fëmijëve… Dhe kështu është krijujar sentimenti” – kujton Stefanoviq, me vërejtjen se qysh atëherë Sërbia ka pasur “prodhim” të keq të politikës ndërkombëtare për Washington-in.

Ai gjithashtu thotë që suksesi i shqiptarëve e deri dikund edhe i kroatëve është në atë se ata e kanë prezentuar vehten si viktima, ndërsa mossuksesi i Sërbisë është se diplomatët e tyre në vitet e nëntëdhjeta dhe në fillim të dymijëtave ata nuk kanë hyrë fare në Senatin amerikan.

Stefanoviq thekson se Sërbia ka pasur lobistë në SHBA në kohën e Millosheviqit, por edhe në kohën e Vojisllav Koshtunicës dhe Boris Tadiqit.

“Në atë kohë Serbia e kishte angazhuar BGR group, por kanë qenë edhe firmat tjera lobiste. Një kohë të shkurtër e ka ndihmuar një firmë izraelite, por edhe Kisha ortodokse serbe apo një pjesë e saj, bashkë me serbët e Kosovës e angazhuan Jim Jantras-in”, tregon Stefanoviq.

Në kohën kur më 2011 është bërë luftë serioze diplomatike për Kosovën, qeveria serbe e kishte angazhuar për këto nevoja njërën prej firmave më të forta në Washington, “Podesta group”. Kjo kompani për këtë punë ka fituar 100.000 dollarë në muaj.

Shefi i përfaqësisë së RS në Washington Obrad Kesiq ka deklaruar se kur është në pyetje Kosova, Sërbia duhet të dijë qëllimin e vet, dhe se gjithëçka varet nga ajo se çka dëshiron të arrij Sërbia.

“Nëse, për shembull, dëshiron të ngadalsojë realizimin e marrëveshjes së Brukselit, për këtë me siguri do të kishte hapsirë. Nëse dëshiron ndarjen e Kosovës, kam frikë se kjo kishte me qenë e vështirë, e nëse e luan letrën e suverenitetit ky kishte me qenë një proçes shumë serioz dhe i ndërlikuar. Me administratën e re të amerikës ka hapsirë të veprohet, por duhet të definohet qëllimi. Nuk është detyrimisht e thanun që të jetë fjala për Kosovën, por edhe për çështjet tjera, prej euro integrimeve deri te anëtarësimi në NATO, raporti me Rusinë, etj”, thotë Kesiq.

Sipas tij, qeveritë e mëherëshme të Serbisë kanë pasur lobistë. Për këtë qeveri, thotë që nuk e din, gjegjësisht se paku në regjistrat zyrtare amerikane nuk eksiston një informacion i tillë.

Mirëpo kjo nuk do të thotë që Serbia nuk ka lobistë nëpërmjet të, për shembull, firmave – tregon Kesiq, duke theksuar se kur është në pyetje pavarsia e Kosovës, shqipëtarët këtë punë të lobimit e bëjnë shumë më gjatë.

Ku është në pyetje Kosova, ai shpjegon se ndoshta Serbia është vonuar në kuptimin e përkrahjes në Kongres, ku eksiston “një bërthamë serioze e cila e përkrahë pavarsinë e Kosovës, e cila kryen trysni në administratë, e kjo pastaj e shtrëngon Serbinë.

Bashkëbiseduesit e “Blic-it” theksojnë se është në pyetje i ashtuquajturi lobim etnikë nga ana e ndonjë qeverie apo kombi. Këtë, për shembull, e bëjnë edhe Armenët, Izraelitët, ndërsa Arabia Saudite për këtë qëllim shpenzon mesatarisht rreth 200 milion dollarë në vit. Mesatarisht angazhimi i një firme mesatare për këtë punë kushton nga 60.000 deri në 85.000 dollarë.

“Lobimi etnik është në shumicën e rasteve pastrim parash apo “shitje e mjegullës”, në krahasim me atë se çka bëhet me, për shembull, shtëpitë farmaceutike apo sindikatat, të cilat janë tregime shumë serioze, ku bëhet fjalë për aprovimin apo tërheqjen e ndonjë ligji” – tregon Stefanoviq.

Ai thekson se lobistët në SHBA i kanë nga disa qindra klientë, dhe se, është e pritur që nuk mund të miren me të gjithë në mënyrë serioze. Kështu, thotë ai, në disa raporte mund të shihet se këto firma me lobim nënkuptojnë edhe nëse ata thjeshtë e përmendin ndonjë shtet, për shembull, në ndonjë pritje.

Sa për ilustrim, në Washington janë të regjistruar rreth 75.000 lobistë. Gjithashtu, është rregull i pashkruar se nëse dëshirohet që të ndikohet në demokratë në SHBA, angazhohet “Podesta group” ndërsa një prej firmave më të mëdha republikane është BGR group.

“Ekzistojnë edhe grupet për trysni të cilët punojnë sipas parimeve të organizatave joqeveritare, por duhet të regjistrohen sipas ligjit amerikan si lobistë. Ata nuk janë firma klasike lobiste, por të ashtuquatur lobistë të diasporës. Kosovarët në këtë mënyrë kanë punuar shumë seriozisht prej vitit 1999, bashkë me përpjekjet serioze të administratës dhe kongresmentët me prejardhje shqiptare – tregon Stefanoviq.

Ai shton se me lobim më së shpeshti miren ish senatorët dhe ish kongresmentët apo këshilltarët e tyre.

Për shembull Podesta group-in në Serbi e ka angazhuar biznesmeni Mirosllav Mishkoviq ndërsa BGR group ka punuar për Bogoljub Kariqin dhe Zhelko Mitroviqin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë