Loading…

Llukar: Gjenden mbetje mortore

  • 31/03/2019 | 13:04

Llukar: Gjenden mbetje mortore

Janë gjetur disa mbetje mortore në fshatin Llukar, komuna e Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.


Një burrë i këtij fhati ka raportuar në Policinë e Kosovës se në një rrugicë në pyll, kishte gjetur një mbetje mortore – kafkë e cila dyshohet të jetë e njeriut e mbetur nga koha e luftës.

Pas këtij raporti, Vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti patrullues i policisë, kurse për hetime të mëtejme ajo kafkë është marrë nga njësiti për hetimin e krimeve të luftes dhe personave të zhdukur.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në një rrugicë në pyll kishte gjete një mbetje mortore- kafkë e cila kafkë dyshohet të jetë e njeriut e mbetur nga koha e luftës. Vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti patrullues i policisë, kurse për hetime të mëtejme ajo kafkë është marrë nga njësiti   për hetimin e krimeve të luftes dhe personave të zhdukur”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë