Loading…

Llapi drejt titullit

  • 12/12/2016 | 10:27

Llapi drejt titullit

Kryetari i Llapit, Nexhat Dumnica, është padyshim njëri ndër më meritorët për sukseset e skuadrës së tij.

Donatori i njohur nuk ka kursyer asgjë për lojtarët që e mbyllën në vendin e dytë stinorin vjeshtor.  Ai thotë se janë brenda objektivave.

“Po jemi brenda objektivave. Hiq ndeshjen me Feronikelin ku kiksuam”.

Skuadrës së tij i janë shtuar edhe dy kolumbianë dhe me kualitet e tyre kryesia është e kënaqur.

“Futbollistët kolumbian janë futbollist cilësor që kanë luajtur në Ligën e Parë. Tashmë janë zyrtarisht lojtarë të Llapit”.

“Sa i përket përforcimeve tjera edhe nëse marrim ndokënd vetëm shumë kualitativë, sa për të futur konkurrencë edhe ma të fortë. Me fondin e tanishëm të futbollistëve jemi shumë të kënaqur”, ka thënë Dumnica.

Kur u pyet se në cilat pozicione mund të përforcime, ai nuk dha ndonjë detaj, pasi sipas tij Llapi qëndron shumë mirë në të gjitha pozitat.

“Të gjitha pozicionet janë të mbuluara, por nuk do të thotë që nuk do të marrim lojtar. Edhe një herë po them jem shumë të kënaqur me fondin aktual. Shpresojmë që në pranverë do të kemi ende ngritje të cilësisë pasi që potencialin e kanë  secili ekip qe pretendon të rrëmbej trofe”

Ai ka thënë se në të dy garat janë edhe 24 ndeshje dhe skuadrat duhet të kenë fond të mjaftueshëm për ta përballuar fluksin e ndeshjeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë