Loading…

‘Llafe të fukarallakut’, Valon Syla: Qeveria Kurti s’ka me pasë qare pa i rritë rrogat

  • 16/02/2022 | 21:37

‘Llafe të fukarallakut’, Valon Syla: Qeveria Kurti s’ka me pasë qare pa i rritë rrogat

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla ka folur për rritjen e çmimeve në vend, derisa ka thënë se Qeveria Kurti s’ka me pas qare pa i rritë rrogat, shkruan Gazeta Metro.


Valon Syla në T7 ka folur për rritjen e çmimeve në vend dhe për mundësinë e rritjeve të rrogave nga Qeveria Kurti.

Ai ka thënë se Qeveria “nuk ka me pasë qare” pa i rritur rrogat.

“Euro si Euro, si valutë që nuk e shtypim ka inflacion rreth 7 përqind në vit. Pra me 10 euro cka kemi blerë në vitin 2021, diku 7 përqind veç euro na humb, pra 7 cent në vit. Ti më me të njëjtën 10 euro nuk mundesh me ble vitin tjetër sa ke blerë vitin e kaluar. Kjo është humbja e parë, humbja e dytë është që ka krizë botërore dhe kemi rritje të çmimeve dhe Qeveria s’ka me pasë qare pa i rritur rrogat”, ka thënë Syla.

Ai shtoi se problem kryesor është diskursi i Lëvizjes Vetëvendosje për të cilët thotë se kanë ardhur me “llafe të fukarallakut”.

“Problemi kryesor është diskursi i Vetëvendosjes që ka ardhë me llafe të fukarallëkut që ne do t’i ndëshkojmë këta që kanë bërë shpenzime palidhje ndërsa kur kanë hyrë brenda në sistem e kanë parë botën e vërtetë financiare, dhe se ky 10 euro i kuq nuk është ai që ka qenë vjet edhe kur je kryeministër të duket më ndryshe”, shtoi Syla. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë