Loading…

Lladrovci: Vota për Altinin, do të jetë votë me jehonë

  • 04/06/2026 | 12:02

Lladrovci: Vota për Altinin, do të jetë votë me jehonë

Ramiz Lladrovci ka ftuar qytetarët ta votojnë Altin Jakup Krasniqin, me një foto nga Sheshi “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” në Drenas.


Kryetari i Drenasit konsideron se Altini i duhet Kosovës, Kuvendit dhe qytetarëve të komunës së Drenasit, për t’i thënë stop krizës, për ta ndryshuar Kosovën, ka shkruar ai.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Drenasi ka pasur çdo herë përfaqësim në Kuvendin e Republikës, andaj, prania e Altin Jakup Krasniqit, do të jetë ogur i mirë, për komunën tonë dhe për krejt Kosovën. Vota për Altinin, do të jetë votë, me jehonë përtej kufijve, si një lajm për gatishmërinë e tij për të marrë përgjegjësinë si deputet.

Altini meriton të jetë në mesin e kandidatëve më të mirë në Kuvendin e Republikës, duke përfaqësuar dhe promovuar vlerat më të çmuara atdhetare, profesionale dhe të brezit që po vije, i vetëdijshëm për të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen tonë.

Altini i duhet Kosovës, Kuvendit dhe qytetarëve të komunës së Drenasit, për t’i thënë stop krizës, për ta ndryshuar Kosovën.

#PartiaDemokratikeeKosoves125
#BedriHamza1
#AltinKrasniqi20

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë