Loading…

Lladrovci nuk e di si mbahet partia

  • 21/12/2016 | 08:18

Lladrovci nuk e di si mbahet partia

Deputeti i Nismës, Enver Hoti në emisionin “Interaktiv” të KTV-së i është kundërpërgjigjur Ramiz Lladrovcit, i cili pas fitores në zgjedhjet e Drenasit, kishte bërë thirrje për shuarjen e Nismës në Drenas.

 “Nisma është serioze dhe e re që u krijua në rrethana të veçanta. Drejtuesit janë ata që e themeluan edhe PDK-në. Limaj dhe Krasniqi janë vendimtarë që e sollën në pushtet PDK-në, ata u detyruan që të tërhiqen dhe është e rëndësishme për të ardhmen e vendit. Lladrovci dhe të tjerët nuk e dinë si mbahet partia. PDK-ja do të rrënohet. Nisma është shumë stabile”, ka thënë Hoti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë