Loading…

Lladrovci në Gjenevë, takime me përfaqësues qeveritarë dhe politikë

  • 29/11/2021 | 21:11

Lladrovci në Gjenevë, takime me përfaqësues qeveritarë dhe politikë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci po qëndron për vizitë në Kantonin e Gjenevës, ku është takuar me  Mario Poggia, këshilltar i shtetit, drejtues i Departamentit të Sigurisë dhe Shëndetësisë në Kantonin e Gjenevës dhe deputeten e Kantonit të Gjenevës, Ana Roch.


Sipas Lladrovcit, temë e diskutimit ishte bashkëpunimi i nivelit lokal, mundësia e thellimit të bashkëpunimit si dhe klima shumë pozitive e të bërit biznes në Kosovë, me ç’rast ju ka bërë ftesë për ta vizituar Drenasin.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, në Gjenevën e selisë së OKB për Evropë, OBT, OBSh, qytetin e kërkimeve bërthamore, qytetin e shumë organizatave tjera ndërkombëtare, OJQ-ve dhe qendrës financiare dhe tregtisë, pata dy takime me vlerë. Në dy takime të ndara, takova z. Mario Poggia, këshilltar i shtetit, drejtues i Departamentit të Sigurisë dhe Shëndetësisë në Kantonin e Gjenevës (ekuivalent me postin e ministrit, për këtë kanton). Po ashtu, takimi me deputeten e Kantonit të Gjenevës, miken tonë, Ana Roch, ishte takim falënderues, e cila na mundësoi takimin me z. Poggia. Tema e diskutimit me z. Poggia dhe znj. Roch, ishte bashkëpunimi i nivelit lokal, mundësia e thellimit të bashkëpunimit si dhe klima shumë pozitive e të bërit biznes në Kosovë, me ç’rast edhe ju bëra ftesë për ta vizituar Drenasin. Faleminderit mikpritësve, respekt!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë