Loading…

Lladrovci ia ndërpret pagesën e banesës familjarit që i shpëtoi masakrës

  • 09/05/2017 | 08:47

Lladrovci ia ndërpret pagesën e banesës familjarit që i shpëtoi masakrës

Kryefamiljari Bashkim Deliu ka thënë se me ardhjen e kryetarit Ramiz Lladrovci Komuna ia ka ndërprerë pagesën e qirasë ku është strehuar me rekomandim të Komunës. Ai ka thënë se është përpjekur të hyjë në njërën nga banesat e Komunës, por është kërcënuar me Polici nga drejtori i Urbanizmit, i cili ka ndërtuar në pronën komunale të përfituar me koncesion.


Në mesin e shumë familjeve që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit në Komunën e Drenasit është edhe ajo e Bashkim Deliut nga Abria e Epërme e Drenasit.

Kjo familje ka humbur pesë anëtarë në masakrën mbi familjen Deliu të forcave policore e paramilitare serbe më 26 shtator 1998 dhe ai vetë mezi i kishte shpëtuar ekzekutimit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në këtë masakër nuk u kursyen as pleqtë 90-vjeçarë e as foshnjat 3-muajshe.

“Pas përfundimit të luftës, 9 vjet, deri në vitin 2009 kam jetuar në shtëpinë e një serbeje në Prishtinë, bile këtë shtëpi ma kanë gjetur këta të UÇK-së. Por pas 9 vjetësh u paraqit serbja dhe mua më është dashur të dal nga shtëpia. I gjendur në rrugë, strehim më ofroi xhaxhai im që jeton në Prishtinë, ndërsa para dy vjetëve iu drejtova Komunës së Drenasit me kërkesën që të më bëjë zgjidhje. Këta të Komunës, ish-nënkryetari Arsim Haxhiu dhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ilir Shala, më rekomanduan që ta gjejë një banesë dhe më siguruan se Komuna do ta paguajë qiranë. Gjithçka ka shkuar mirë, puna ka ndryshuar me ardhjen e Ramizit (Lladrovcit), i cili ma ka ndalur qiranë dhe ka katër muaj që Komuna i ka mbetur borxh pronarit të shtëpisë ku jetoj”, tregon Bashkimi, i cili shton se ka ardhur puna deri aty sa që me gruan dhe dy fëmijët duhet të dal në rrugë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë