Xhavit Drenori bashkë me babain e tij shumë shpejt mund të përballen me një padi për shpifje
Kjo pasi që kryetari i Drensit Ramiz Lladrovci ka në plan ta padisë atë për shpifje ndaj tij për kinse vjedhje të parave.
Lladrovci ka thënë se akuza e Drenorit se Lladrovi ka bajtur para me thasë është plotësisht e pa vërtet dhe se për këtë do të padisë Drenorin.
”E përdor babën e vetë për shpifje, Ramiz Lladrovci ka qenë ngelaq, se unë këtë punën e fizikës, se nklasë t7-të i kisha pasë njo 3 tresha, se mosha pubetertit, edhe kom bo lojë fjalësh që tash krejt janë marrë më atë punë, por doli si kam thënë unë. Dhe ka thënë ka bajtë pare më kamion, thasë me pare, a e din që është shpifje kjo? Për shpifje shkojnë babë e bir në burg.”, tha Lladrovci në emisionin ”Republika”./gazetametro.net