Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot në takim, ndërmarrësin Ramiz Gashi, pronar i kompanisë Relux, me ç’rast ka diskutuar për mundësitë që ofron komuna për investitorët.
Lladrovci ka theksuar se “Në takim e shpjegova edhe situatën rreth Qendrës së Biznesit Drenasi I dhe Drenasi II, lehtësirat që ofron komuna dhe përkrahjen tonë brenda kompetencave. Z. Gashi e falënderova për takimin dhe interesimin, duke theksuar se ardhja për të investuar në komunën tonë, na bën nder”.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Në takimin e sotëm me ndërmarrësin e njohur, z. Ramiz Gashi, kompania Relux, vlerësova lartë biznesin shumë të suksesshëm të krijuar në Kosovë, me dhjetëra punëtorë dhe me 70% të prodhimit që shkon për eksport. Interesimin e z. Gashi për të zhvilluar biznes në komunën e Drenasit, e prita me shumë dashamirësi, sepse, krijimi i vendeve të reja të punës, është qëllim dhe interes yni i përbashkët. Theksova po ashtu mundësitë dhe situatën rreth zonave të planifikuara për biznes. Në takim e shpjegova edhe situatën rreth Qendrës së Biznesit Drenasi I dhe Drenasi II, lehtësirat që ofron komuna dhe përkrahjen tonë brenda kompetencave. Z. Gashi e falënderova për takimin dhe interesimin, duke theksuar se ardhja për të investuar në komunën tonë, na bën nder.
View this post on Instagram