Loading…

LIVE| Veteranët drejt Qeverisë, kërkojnë përgjigje për pagat e tyre

  • 09/10/2017 | 11:43

LIVE| Veteranët drejt Qeverisë, kërkojnë përgjigje për pagat e tyre

Veteranët dhe Invalidët e UÇK-së po mbajnë protestë për të kërkuar miratimin e buxhetit për pagesat e veteranëve. Ata thanë se po nisen në drejtim të Qeverisë për të marr një përgjigje të kryeministrit, nëse nuk marrin përgjigje ata thanë se kjo do të jetë edhe një goditje për Qeverinë.


Grupi i veteranëve thotë se protestën e kanë thirrur në shenjë pakënaqësie për mosofrimin e pagave nga ana e Qeverisë.

Protestuesit kanë 3 kërkesa, të cilat i kanë bërë publike. Së pari ata kërkojnë të miratohet buxheti në Kuvend për pagesa të veteranëve, të formohet komisioni invalidor për veteranët invalidë që kanë statusin po që nuk janë kyqur në pagesa, dhe së treti kërkojnë që të mbyllen listat definitive të veteranëve.

Ndërkohënjë javë më parë u raportua që procesi për kategorizimin e veteranëve do të kthehet në pikën fillestare./ gazetametro.net

https://www.facebook.com/gazetametro.net/videos/475406739511655/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë