Kliko KËTU për rezultatet e publikuara LIVE nga KQZ
Komisioni Qendror Zgjedhor në konferencën për media ka shpallur rezultatet preliminare të raundit të dytë të zgjedhjeve në komunën e Drenasit.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se në bazë të të dhënave nga qendrat e votimit ka pasur 52 mijë e 569 votues të regjistruar, ndërsa numri i vendvotimeve ishte 72 prej ku edhe janë marrë të dhënat nga këto 72 vendvotime.
Sa i përket numrit të nënshkrimeve Daka tregoi se kishte arritur në 23 mijë e 438, ndërsa numri i fletëvotimeve të vlefshme ishte 22 mijë e 718, kurse numri i fletëvotimeve të pavlefshme ishte 581.
Përqindja e votuesve në këtë raund të zgjedhjeve arriti deri në 44.32 për qind. Daka theksoi se Partia Demokratike e Kosovës me kandidatin Ramiz Lladrovci ka 14 mijë e 242 vota apo 62.69 për qind, ndërsa partia Nisma për Kosovën me kandidatin Isa Xhemajlaj ka 8 mijë e 476 vota apo 37.31 për qind.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e balotazhit për kryetar të Drenasit.
Nga të gjitha votat e numërura, kandidati i PDK’së, Ramiz Lladrovci, ka fituar garën për kryetar të komunës me 62.69 për qind të votave, kundrejt kandidatit të NISMA’s, Isa Xhemajlaj, që ka fituar 37.31 për qind.
Rezultatet preliminare të publikuara live nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po tregojnë se kandidati i PDK’së për kryetar të Komunës së Drenasit, është duke fituar bindshëm.
Nga 45 për qind të votave të numëruara deri më tani, Lladrovci është duke udhëhequr me 62 për qind të votave të fitura. Ndërsa, kandidati i Nisma’s, Isa Xhemajlaj, ka marrë ka vetëm 37 për qind. /gazetametro.net