Loading…

LIVE| Mustafa: Ne ndalëm trenin e rrënuam murin në veri (Video)

  • 01/06/2017 | 17:34

LIVE| Mustafa: Ne ndalëm trenin e rrënuam murin në veri (Video)

Lidhja Demokratike e Kosovës, bashkë me partnerët e koalicionit AKR dhe Alternativa, kanë hapur fushatën në Prishtinë.


Kryetari i LDK’së Isa Mustafa, që në fillim të këtij tubimi ka folur për rrëzimin e qeverisë së tij nga ish partneri i koalicionit PDK, për të ciliën tha se “ata u munduan që të na thyejnë por e thyen vetën”.

“Nga frika se do t’i mundim ata u dorëzuan, dhe dorëzohen edhe në këtë fushatë para nesh, sepse ne do të dalim fitues”, ka thënë Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se mysafir në këtë tubim është edhe, kryetari i Partive Popullore Europiane  (EPP), Joseph Daul, anëtare ku është edhe LDK.

Tutje Mustafa, ka thënë se ky koalicion do t’i fitojë zgjedhjet, do ta themelojë qeverinë dhe do të qeverisë në interes të qytetarëve të Kosovës.

Mustafa në fjalën e tij ka thënë bërja bashkë e PDK-AAK-Nisma, tregon se ata shahen ditën e përqafohen natën.

Kjo sipas tij tregon se PDK e ka kapur shtetin, dhe LDK do të bëjë të mundur shkapjen e tij.

Mustafa ka lavdëruar qeverisjen e tij, duke thënë se kanë ndaluar trenin serb që të futet në Kosovë, e edhe i kanë detyruar që të rrënojnë murin në veri ata që kishin ndërtuar atë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë