Loading…

LIVE: Marshi për personat e zhdukur

  • 30/08/2018 | 16:44

LIVE: Marshi për personat e zhdukur

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me shoqatat familjare të të zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore e ndërkombëtare të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, sot po mbahet Marshi Përkujtimor.


Marshi Përkujtimor, ka filluar në ora 16:30 nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’, për të vazhduar me ecjen gjatë tërë Bulevardit ‘Nënë Tereza’, dhe për të arritur në ora 16:48 te Përmendorja dedikuar personave të zhdukur (përballë Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës), shkruan gazetametro.net.

Marshi Përkujtimor, do të përfundojë me Ceremoninë e vendosjes së luleve, në ora 16:48, pranë Përmendores dedikuar personave të zhdukur, në nderim dhe përkujtim edhe të 1648 personave të zhdukur./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë