“Live by Night” dhe “Allied” premierë në kinemanë më të re në kryqytet ‘Cineplexx’, gjatë fundjavës.
“Live by Night” do të shafqet sot ditë e enjte, në ora 17:00, 20:00 dhe 22:00, në sallë numër 1. Pastaj në të njejtat orare do të jepet edhe të premten, të shtunën dhe të dielën, në të njejtën sallë.
Ky film me regji nga Ben Affleck gërsheton një histori të vendosur në Epokën e Ndaluar dhe të përqendruar rreth një grupi individësh dhe marrëveshjeve të tyre në botën e krimit të organizuar. Filmi është i zhanrit krim, dramë, ku në rolet krysore janë: Ben Affleck, Scott Eastwood, Elle Fanning, Zoe Saldana, Sienna Miller, Chris Cooper, Brendan Gleeson, transmeton gazetametro.net
Ndërsa sot me 12 janar 2017 do të jepet edhe premiera e filmit “Allied” e regjisorit Robert Zemeckis. Filmi do të shfaqet në këto termine: Ditën e enjte në ora 19:20 në sallën numër 3, pastaj në të njejtat orare do të jepet edhe të premten, të shtunën dhe të dielën, në të njejtën sallë, transmeton gazetametro.net
Filmi është i zhanrit luftë, romancë dhe ka sjellë një ngjarje në vitin 1942, ku një oficer i shërbimit inteligjent takohet në Afrikën e Veriut me një femër, luftëtare të Rezistencës Franceze, në një mision vdekjeprurës në territorin e armikut. Kur ata ribashkohen në Londër, marrëdhënia e tyre vendoset në provë nga presionet e luftës.\
Në rolet kryesore janë Brad Pitt, Marion Cotillard, Lizzy Caplan, Jared Harris. /gazetametro.net