Loading…

Lituanezët bëhen bashkë për të blerë dron për Ukrainën, për tri ditë mbledhin 3 milionë euro

  • 28/05/2022 | 12:52

Lituanezët bëhen bashkë për të blerë dron për Ukrainën, për tri ditë mbledhin 3 milionë euro

Qindra lituanezë janë bërë së bashku për të blerë një dron të avancuar ushtarak për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë në shenjë solidariteti.


Sipas mediave të huaja, rreth 3 milionë euro janë mbledhur deri më tani në tri ditë, nga 5 milionë euro të nevojshme, sipas Laisves TV, një transmetues interneti lituanez, iniciues i kësaj fushate.

“Para se të fillonte kjo luftë, askush nga ne nuk mendonte se do të blinim armë. Por tani është një gjë normale. Duhet bërë diçka që bota të përmirësohet”, ka thënë Agne Belickaite, 32 vjeç, e cila dërgoi 100 euro sapo mbledhja e fondeve filloi të mërkurën.

Dronët janë dëshmuar efektivë në vitet e fundit kundër forcave ruse dhe aleatëve të tyre në konfliktet në Siri dhe Libi dhe blerja e tyre është duke u orkestruar nga Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë, e cila i tha agjencisë së lajmeve Reuters se planifikonte të nënshkruante një letër qëllimi për të blerë fluturaken nga Turqia javën e ardhshme.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë