Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Washington D.C. pritet të zgjerojë listën e zezë me zyrtarë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Sipas shkrimeve të një pjese të mediave në Maqedoninë e Veriut, në listën e zezë të zgjeruar të Departamentit të Shtetit do të futeshin emra personash nga strukturat politike, por edhe nga sektori i drejtësisë nga rajoni.
Komisioni Kundër Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut nuk përjashton se edhe zyrtarët nga Maqedonia e Veriut mund të gjenden në këtë listë raporton Koha.mk
“Atyre u servohen të gjitha gënjeshtra se kinse “po e luftojmë korrupsionin”, ndërsa u japin edhe informacione të gabuara, tani kanë ardhur të dëgjojnë me veshët e tyre dhe të shohin me sytë e tyre ku janë paratë.
Mendoj se tani, sot, amerikanët duhet të publikojnë një raport nëse lista do të zgjerohet, lista e zezë dhe të shohim nëse vërtet ka ndonjë nga Maqedonia”, tha Goran Trpenoski – anëtar i KSHPK-së.