Loading…

Lista Serbe: S’e lejojmë krijimin e ushtrisë, nuk merremi me Demarkacionin

  • 04/06/2017 | 22:13

Lista Serbe: S’e lejojmë krijimin e ushtrisë, nuk merremi me Demarkacionin

Në një tubim parazgjedhor të Listës Serbe i cili u mbajt në Gorazhdec u tha se qëllimi i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit është të fitohen 10 vende për t’i ruajtur interesat e Serbisë në Kosovë.


Asistenti i drejtorit të Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq tha se të gjithë serbët duhet të votojnë në mënyrë unike për Listën Serbe pasi këta të fundit nuk e tradhtojnë shtetin e Serbisë.

“Lista Serbe është e vetmja e cila e ka përkrahjen e shtetit të Serbisë dhe liderit të saj, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Petkoviq.

Ai shtoi se nuk do të lejojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe nuk do të marrin pjesë në diskutimet rreth demarkacionit me Malin e Zi.

“Lista Serbe do të luftojnë për themelimin e asociacionit të komunave serbe. Përfaqësuesit e politikanëve shqiptarë janë ata që duan ta ndajnë popullin serb”, ka theksuar Petkoviq, shkruan Lajmi.net.

Edhe kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq deklaroi se kanë mbështetjen e Serbisë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë