Loading…

Lista Serbe rreth orës 19:00 arrinë në Kuvend

  • 09/09/2017 | 18:37

Lista Serbe rreth orës 19:00 arrinë në Kuvend

Deputetët e Listës Serbe nuk do të vonojnë shumë për t’u kthyer në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Metro.


Gazeta Metro mëson se deputetët e Listës Serbe tashmë e kanë kaluar kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe do të jenë në Kuvendin e Kosovës brenda rreth 30 minutash, ku do të jenë në gjendje të japin votën e tyre për Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Në mungesë të tyre, në Kuvend u krijua një situatë e papritur, pasi grupet parlamentare VV dhe LDK kërkuan përmes një mocioni që Qeveria e propozuar nga Haradinaj të hidhet menjëherë në Kuvend, e të mos ketë fare debat.

Deputetët e Listës Serbe kanë qenë sot në Beograd, ku janë takuar me shefin së ashtuquajturës Zyrës serbe në Qeverinë serbe, Marko Djuric, prej të cilit kanë marrë leje që të votojnë pro qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Haradinaj.

Në një konferencë për media të mbajtur në Beograd pas takimit, vet Djuric ka thënë Qeveria serbe mbështet vendimin e Listës Serbe për të hyrë në Qeveri me koalicionin PANA. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë