Loading…

Lista Serbe reagon ndaj Kurtit, tregon se pse s’po marrim pjesë në zgjedhjet lokale

  • 23/03/2023 | 19:04

Lista Serbe reagon ndaj Kurtit, tregon se pse s’po marrim pjesë në zgjedhjet lokale

‘Lista Serbe’ që drejtohet nga Goran Rakic ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti sa i përket qëndrimit të këtij të fundit për refuzimin e “Srpskas” për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.


Në një komunikatë për media, “Lista Serbe” thotë se lëvizjet e tyre të fundit janë bërë si rezultat i “mosbesimit që serbët e ndjejnë ndaj Kurtit”.

Gjithashtu partia që drejton Goran Rakiq thotë se akuzat e Kurtit se Beogradi zyrtar po përzihet në punët e brendshme të Kosovës s’ka bazë.

Përveç tjerash thonë se vendimi i tyre për të mos marrë pjesë në zgjedhje është si rezultat “i dhunës së vazhdueshme insititucionale të ushtruar ndaj serbëve nga regjimi i Albin Kurtit”.

Gjithashtu thonë se vendimi i tyre  ka ardhur edhe si rezultat i mospërmbushjes së kushteve të cilat u treguan në momentin kur serbët kishin vendosur të lëshonin insitutucionet e Republikës së Kosovës e që janë krijimi i Asocicacionit dhe largimi i të gjitha forcave speciale nga veriu i Republikës së Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë