Loading…

Lista Serbe me thirrje për paqe në Kosovë

  • 07/02/2017 | 22:21

Lista Serbe me thirrje për paqe në Kosovë

Pas rrënimit të murit në veri të Mitrovicës, Lista Serbe ka dërguar një reagim.


“Përfaqësuesit e Listës Serbe në ditët që lamë pas kanë qenë te angazhuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit  si dhe uljen e tensioneve të cilat erdhën pasi që niveli qendror  pushtetit u përzie në çështje lokale të Komunsë së Mitrovicës Veriore”, thuhet në këtë reagim.

Në reagim thuhet poashtu se Lista Serbe me qëndrimin e tyre ka treguar guxim politik.

“Tërë energjia ynë është përqendruar që të kthehet besimi mes komuniteteve dhe kështu të ju kundërpërgjigjemi përfaqësuesve të sistemit në Kosovë, të cilët janë përgjegjës për ngritjen e tensioneve”.

Lista Serbe në këtë deklaratë fton Brukselin që të jetë i paanshëm në dialogun Kosovë-Serbi dhe që të trajtojë të dyja palët njejtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë