Loading…

Lista Serbe: Kumtesë hipokrite dhe rrena

  • 05/09/2018 | 21:31

Lista Serbe: Kumtesë hipokrite dhe rrena

“Kumtesë hipokrite dhe rrena” e ka quajtur Lista Serbe kumtesën e Policisë së Kosovës, sipas të cilës Marko Djuricit, drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë i është lejuar hyrja në Kosovë, por se ai vetë e ka refuzuar dhe është kthyer prapa, transmeton gazetametro.net.


Sipas medieve serbe, Lista Serbe e ka gjykuar ashpër shkeljen e marrëveshjes për vizitat e zyrtarëve dhe të drejtën për lëvizje të lirë të drejtorit të Zyrës për Kosovë Marko Djuric, si dhe kumtesën hipoktite të Policisë së Kosovës, e cila “rrejshëm përpiqet ta arsyetojë veprimin e saj.

Lista serbe në kumtesë thekson se ndalimi i sotshëm i zyrtarit të lartë të Qeverisë së Serbisë në Kosovë është tentim i Prishtinës që të bëhet presion ndaj serbëve para vazhdimit të dialogut në Bruksel.

Lista porosit se “mashtrohet keq kushdo që mendon se me veprime të tilla do t’i shtyjë serbët të nënshtrohen”.

Se Djuricit i është lejuar hyrja në Kosovë e ka konfirmuar edhe Ministria e punëve të jashtme e Kosovës, e cila refuzimin e tij e ka quajtur “teatër”.

“Teatri i inskenuar nga ana e, Gjuriqit, për gjoja refuzim të kërkesës për hyrje në Kosovë, është vetëm një përpjekje e dëshpëruar e tij për ta paraqitur Kosovën si palë jo bashkëpunuese”, thuhet në komunikatë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë