Loading…

Lista Serbe kërkon postin e Kryeparlamentarit për ta votuar Qeverinë e re

  • 16/06/2017 | 19:49

Lista Serbe kërkon postin e Kryeparlamentarit për ta votuar Qeverinë e re

Subjekti politik Lista Serbe është duke planifikuar që të kërkojë postin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të japë votat e saj për të formuar Qeverinë e re.


Burime të Gazeta Metro kanë bërë të ditur se kryetari i këtij subjekti, Slavko Simic, ua ka bërë të qartë të gjitha koalicioneve të partive shqiptare në vend, që nëse duan të kenë votat e Listës Serbe kur të votohet Qeveria e re e Kosovës, serbët do ta marrin postin e Kryeparlamentarit.

Si argument për këtë, përfaqësuesit e Listës Serbe e kanë marrë zgjedhjen e një shqiptari në krye të Kuvendit të Maqedonisë. Ata mendojnë se nëse shqiptarët kanë të drejtë ta kenë postin e Kryeparlamentarit në Maqedoni, të njëjtën të drejtë mund ta kenë edhe serbët e Kosovës, thonë burimet e Gazetës Metro.

Përndryshe, nga gjashtë subjektet politike serbe, sa kanë garuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Lista Serbe, besohet se ka fituar 9 vende, kurse Partia e Pavarur Liberale një ulëse në Kuvend. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë