Kryetari i Listës Srpska, Slavko Simiq, ka thënë se përfaqësuesit politikë serbë në Kosovë, duhet të jenë vendimmarrës për Marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Simiq ka thënë për Tanjug se pret që Asociacioni të bëhet nga përfaqësuesit politikë serbë në Kosovë, dhe se pret mbështetjen e Qeverisë së Serbisë në lidhje me parimet e përcaktuara nga marrëveshja e Brukselit.