Loading…

Lista Serbe jashtë zgjedhjeve, reagon Vucic: Jam i shokuar, do t’i tregoj Merkelit

  • 24/04/2019 | 17:34

Lista Serbe jashtë zgjedhjeve, reagon Vucic: Jam i shokuar, do t’i tregoj Merkelit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas mos certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ai thotë se është shokuar dhe për këtë do të bisedojë me Angela Merkelin, por edhe me Vladimir Putinin.


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shfaqur shumë i brengosur për parandalimin e Listës Serbe nga pjesëmarrja në zgjedhjet në veri të Kosovës.

Ai po ashtu theksoi se në lidhje me këtë shqetësim do të bisedojë me liderët e Kinës dhe Rusisë në Pekin, por edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë takimit në Berlin, raportojnë mediat serbe.

Duke përmendur se Kosova do të jetë tema kryesore e diskutimeve të tij me presidentin e Rusisë dhe të Kinës, Vuçiq tha se është i “shokuar” me vendimin për mos certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Këto janë gjëra të pabesueshme, jam i shokuar me mënyrën se deri ku kanë shkuar këto lojëra. Këto janë gjëra që nuk duhet të bëhen”, u shpreh Vuçiç para gazetarëve serbë në Pekin, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se vendimin e sheh si heqje të demokracisë ndaj të cilës askush nga bota nuk ka reaguar.

“Nuk dua të thëm se çfarë më kujton, kur dikuj ia ndaloni të kandidojë sepse nuk u pëlqen politika e tyre, mendojeni si quhet kjo”, shtoi ai. Ai theksoi se për këtë temë do të bisedojë me kancelaren gjermane Merkel dhe liderët e tjerë në Berlin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë