Loading…

Lista Serbe e quan kriminel Ramush Haradinajn

  • 24/02/2017 | 21:36

Lista Serbe e quan kriminel Ramush Haradinajn

Deklarata e ish presidentit të Kroacisë, Stjepan Mesiq, i cili është deklaruar sot rreth Ramush Haradinajt dhe pret që ky i fundit të lirohet sa më shpejtë nga Franca, ka ngjallë reagime edhe tek Lista Srpska, parti kjo që bënë pjesë në Qeverinë e Kosovës.


 

Madje nuk kanë nguruar të thonë që Mesiq e ka treguar fytyrën e vërtetë të lëvizjes pjesë e së cilës është.

Ata po e quajnë ish presidentin si një rrënues të shteteve dhe nxitës të luftës vëllavrasës.

“Njeriu i cili është krenar me rolin e tij në shkatërrimin e shtetit që shpërbërjen e tij e shtyri në luftë, ku si pasojë u vranë miliona serbë, myslimanë dhe kroatë”, thuhet në reagimin e kësaj partie, përcjell Gazeta Metro.

Lista Srpska nuk ndalet me kaq. Ramush Haradinajn, i cili po mbahet në Francë, po e quajnë kriminel lufte.

“Mesiq u është bashkuar lobistëve shqiptarë, i cili për para të përgjakura, të fituara me tregti me narkotikë dhe organe njerëzore, është i gatshëm të bëjë gjithçka, bile edhe kriminelët e luftës t’i quajnë miq”, thuhet në reagimin e Listës Serbe. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë