Produktet të cilat prodhohen në Kosovë, ndonëse me shumë vështirësi, por kanë arritur të depërtojnë më sukses në tregjet rajonale dhe botërore.
Nëse për këto prodhime ka pasur paragjykime se nuk janë cilësore dhe nuk mund të jenë konkurrentë me produktet e shteteve më të zhvilluara, kjo ka filluar të zhduket, shkruan gazetametro.net
Më poshtë janë katër produktet kosovare më të suksesshme në tregun ndërkombëtar.
StoneCastle
Vera e kuqe, Stonecastle, prodhim më i fundit i bodrumit të verës në Rahovec, e cila ka pushtuar tryezat e qytetarëve të Kosovës për shkak të shijes dhe cilësisë së saj shumë të mirë, ka gjetur hapësirë shitjeje edhe në tregun perëndimor.
Stonecastle, tani mund ta gjeni pothuajse në të gjitha tregjet ndërkombëtar, duke përfshi Amerikën, Britanin e Madhe, dhe Evropën.
Frutex
Ndërmarrja për prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjetike “Frutex”, nga Suhareka, ka arritur që produktet e saj t’i eksportojë në shumicën e vendeve të rajonit, por edhe në Austri, Itali, Afrikë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. pijen energjike Golden Eagle dhe pijet nga frutat Relax, shkruan gazetametro.net.
Mbi 400 mijë zviceranë sot e konsumojnë këtë pije, që është e pranishme në tregun zviceran prej vitit 2008.
Viti 2016 ka qenë viti i suksesshëm për këtë kompani, e cila vetëm gjatë këtij viti ka pasur 297 eksporte duke u radhitur si eksportuesi më i suksesshëm në Kosovë.
Golden Eagle dhe Relax është prezentë në 24 shtete të Evropës, Azisë dhe Afrikës.
Birra Peja
Fabrika e birrës ka filluar ndërtimin në vitin 1968, ndërsa prodhimi ka filluar që nga viti 1971.
Uji që vjen nga burimet natyrore afër fabrikës se birrës, e të cilat janë shumë të njohur për ujin e pastër, dhe të shëndetshëm. Kjo është arsyeja për një birrë në “top klasë ndërkombëtare”, shkruan gazetametro.net.
Website-i i mirënjohur, MatsBeer, në Suedi, kishte bërë një vlerësim të shijes së birrave të ndryshme botërore, ku Birra Peja u cilësua si njëra prej më cilësoreve dhe më të veçantave.
Birra e Pejës në të kaluarën e sidomos tash është shndërruar në një produkt që përfaqëson Kosovën në rajon, por edhe më larg. E prodhuar nga uji i burimit të Drinit të Bardhë, Birra “Peja”
ASK Foods
Kompania “ASK Foods”, nga Gjilani, merret me përpunimin e pemëve dhe perimeve është njëra nga kompanitë kosovare, e cila ka arritur të depërtojë me sukses më produktet e veta në shumë vende të botës, shkruan gazetametro.net.
ASK Foods ka mbi 100 produkte, të cilat shiten në të gjithë tregun vendorë dhe ka arritur t’i eksportoj edhe në 9 shtete të tjera si në Maqedoni, Shqipëri, Kroaci, Serbi, Zvicër, Gjermani, shtetet skandinave, Belgjikë dhe SHBA./gazetametro.net