Loading…
Lirohet ‘Talebani Amerikan’ nga burgu
  • 23/05/2019 | 18:23

Lirohet ‘Talebani Amerikan’ nga burgu

Qytetari amerikan, John Lindh, vuajti 17 vite të dënimit 20 vjeqar i shqiptuar nga gjykata federale amerikane më 2001, përkundër dyshimeve rreth besnikërisë të tij drejt radikalëve islamik, ky veprim shkaktoi hidhërim të madh, transmeton Gazeta Metro.


John Walker Lindh u deklarua i fajshëm dhe e pranoi atëherë se kishte përkrahur Talebanët, e u dënua me 20 vite burgim. Ai pas 17 vitesh burgim u lirua nga gjykata për sjellje të mirë, me disa kufizime. Ai dënimin e vuajti në burgun federal në Terre Haute në shtetin e Indiana nga ku u lirua sot.

Ky lirim ka shkaktuar indinjatë tek publiku amerikan pasi është raportuar se ‘Talebani Amerikan’ ende ka besnikëri drejt radikalëve islamik. Në vitin 2017 revista Foreign Policy raportoi se Lindh ende vazhdonte përkrahjen për xhihadin botëror duke shkruar e përkthyer shkrime ekstremiste.

Rrjeti televiziv amerikan NBC shkruante se ai ju kishte shkruar producentëve të tyre në 2015’në se ‘Shteti Islamik’ po bënte “punë spektakulare dhe është e qartë se janë të sinqertë dhe serioz në përmbushjen e detyrimit fetar të themelimit të Kalifatit me përpjekje të armatosur”.

John Lindh u konvertua në musliman pasi pa filmin “Malcolm X” dhe shkoi për studime islamike jashtë SHBA’ve. Në nëntor të vitit 2000 shkoi në Pakistan e prej aty ju bashkëngjit Talebanëve në Afganistan. Ai takoi edhe Osama Bin Laden dhe ishte pjesëtar gjatë sulmit të 11 shtatorit në New York e Pentagon. Ai u zu rob lufte nga ushtarët e Aleancës Veriore të Afganistanit në fund të vitit 2001.

Për lirimin e tij me kusht u ankua edhe Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, i cili vendimin e gjykatës e quajti të “të pashpjegueshëm dhe pandërgjegjshëm” në një intervistë në rrjetin televiziv amerikan Fox News. Ai ka thënë se duhet shqyrtuar procedurat e politikat lirimit të parakohshëm nga burgu. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë