Eshtë liruar nga burgu ish-ushtari i UÇK’së, Sabit Geci.
Geci, nga Llausha e Skenderajt, ishte ndalur për shkak të akuzave ndaj tij për krime lufte, shkruan gazetametro.net
Lajmin për lirimin e tij e kanë konfirmuar familjarët, duke thënë se drejtësia ka triumfuar.
“Sot, pas 6 viteve u lirua nga burgu vëllau ynë Sabit GECI i cili padrejtësisht u mbajt në vuajtje te dënimit.Drejtësia edhe pse vonë, prapë triumfoi. Mirë se erdhe në mesin tonë Vëlla”, thuhet në postimin e familjarëve të Sabit Gecit.