Loading…

Lirohet kosovari me nënshtetësi gjermane, i arrestuar në Serbi

  • 08/10/2018 | 16:00

Lirohet kosovari me nënshtetësi gjermane, i arrestuar në Serbi

Në gusht të këtij viti, u arrestua Ibrahim Matoshi në Serbi dhe po mbahej në burg nën akuzat për terrorizëm. Ai ka shtetësi gjermane dhe ka hequr dorë nga shtetësia e Kosovës qysh në vitin 2015.


Zëvendëkryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ai është liruar.

“Sapo morra informacionin nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës se avokati i z. Ibrahim Matoshi i ka informuar për lirimin e tij. Ne do t’presim për konfirmimin përfundimtar zyrtar dhe kthimin e z. Matoshi në territorin e Kosovës, ashtu që familjarët e tij, dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë rast aktivisht, të ndjejmë lehtësim emocional e shpirtëror”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Edhe në këtë rast, thotë ai, sikurse në të gjitha rastet tjera, po dëshmohet që lojërat dhe sjellja e Serbisë shkon në kundërshtim total me të drejtat themelore të njeriut, me marrëdhëniet fqinjësore dhe me rregullat dhe vlerat e BE-së.

“Është koha e fundit që Serbia të ndalojë këtë fushatë dhe të respektoj parimet e lirisë së lëvizjes dhe dakordimet tjera me marrëveshjet e Brukselit. Lirimi i Matoshit na gëzon pa masë!”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se Matoshi akuzohej se ka vrarë dy serbë gjatë vitit 1999 në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë