Loading…

Lirohet Donika Kadaj – Bujupi

  • 03/03/2017 | 16:01

Lirohet Donika Kadaj – Bujupi

Pas lajmërimit që deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar në kufi me Maqedoninë, për disa vepra më të hershme tash bëhet e ditur se ajo është liruar.


Këtë për gazetametro.net e ka konfirmuar edhe Tinka Kurti nga zyra për informim e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje arrestimi i Donika Kadaj – Bujupit, vjen në kohën kur paralajmërohet sjellja e demarkacionit në Kuvend. Ndërsa këtë e quajnë provokim të situatës.

“Sjellja e këtij pushteti përballë opozitës është bërë e patolerueshme. Këto veprime të padrejta të një pushteti kriminal do ta tensionojnë situatën. Përndjekja e deputetëve e aktivistëve të ndalojë menjëherë. Marrëveshja për demarkacionin nuk duhet të vijë në Kuvend. Demarkacioni nuk kalon”, thuhej në një komunikatë të Lëvizjes pas arrestimit të deputetës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë