Loading…

Lirohen zyrtarët e Spitalit të Gjilanit që u akuzuan për keqpërdorim të detyrës

  • 07/02/2017 | 15:45

Lirohen zyrtarët e Spitalit të Gjilanit që u akuzuan për keqpërdorim të detyrës

Gjykata Themelore në Gjilan ka liruar nga akuzat dy zyrtarët shëndetësorë të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, pasi që trupi gjykues pas shikimit me kujdes të gjitha shkresave të lëndës ka gjetur se në rastin konkret, nuk ka prova të mjaftueshme me të cilat do të mbështetet dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale.


“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e palës mbrojtëse ndaj të pandehurve B. G. dhe H. H. duke i liruar nga akuza për veprën penale: keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 2 pika 2.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

I pandehuri B. G. në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan dhe H. H. në cilësinë e Drejtorit të Administratës së Spitalit, janë akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, që duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar kompetencat zyrtare, me qëllim që të përfitonin çfarëdo dobie pasurore për vete apo për personin tjetër apo që ti shkaktonin dëme personit tjetër, me dashje nuk kanë kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë