Loading…

Lirohen nga akuza pesë zyrtarë komunal të Gjilanit

  • 16/12/2016 | 11:26

Lirohen nga akuza pesë zyrtarë komunal të Gjilanit

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e palës mbrojtëse ndaj të pandehurve B. A., Sh. M., M. C., V. Sh., dhe i ka liruar nga akuza zyrtarët e Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Gjilanit.

Të pandehurit ishin akuzuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan se kanë kryer veprën penale: keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 2 pika 2.2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kryetari i trupit gjykues pas shikimit me kujdes të gjitha shkresave të lëndës ka gjetur se në rastin konkret nuk ka prova të mjaftueshme me të cilat do të mbështetet dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se zyrtarët komunalë të Drejtorisë së Inspeksionit, kanë ndërmarr të gjitha veprimet e tyre, duke dal në terren dhe duke nxjerrë aktvendimet për rrënimin e objekteve pa leje, mirëpo kompetencë për rrënimin e objekteve është ekzekutuesi, i cili ka për obligim të bëjë përgatitjen e procedurës për ekzekutimin e vendimeve të Drejtorisë së Inspeksionit.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë