Loading…

Lirohen Molliqaj dhe të tjerët

  • 07/09/2021 | 15:59

Lirohen Molliqaj dhe të tjerët

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, dhe aktivistët tjerë të kësaj partie që u arrestuan sot pas aksionit për pengimin e konferencës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova.


Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:00 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash, të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Veprimet që kanë karakterizuar këtë aktivitet kanë determinuar reagimin policor dhe për rrjedhojë pesë nga këta persona janë shoqëruar në stacionin policor. Hetuesit policor të udhëhequr nga prokurori i shtetit kanë kryer veprimet preliminare hetimore me qëllim të sqarimit  dhe ndriçimit të plotë të rrethanave që kanë  karakterizuar ngjarjen”, ka deklaruar Borovci.

Borovci deklaroi se të gjithë aktivistët e arrestuar sot nga policia, janë liruar në procedurë të rregullt.

Së këndejmi  me vendim të prokurorit të shtetit ndaj  dy të dyshuarve është iniciuar hetim për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” përderisa ndaj të gjithëve është iniciuar “Procedurë Kundërvajtëse”. Të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Borovci.

Ndryshe, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të partisë së tij janë arrestuar, pasi penguan mbarëvajtjen e konferencës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë