Loading…

Lirimi i Haradinajt, reagon edhe Meta

  • 12/01/2017 | 15:00

Lirimi i Haradinajt, reagon edhe Meta

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta reagon vendimit të Gjykatës franceze për lirimin me kusht të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.


Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta mirëpriti vendimin e sotëm të Gjykatës së Kolmerit në Francë ndaj ndalimit të padrejtë të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ish Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Në vijim, Meta gjykon se ky vendim është ende jo i plotë dhe beson se drejtësia franceze do të japë verdiktin e saj përfundimtar duke e çliruar Kryetarin e AAK-së nga të gjitha akuzat e vjetra që vijnë nga Serbia.

Ramush Haradinja, nënvizon Meta, duhet të kthehet sa më parë pranë familjes së tij në Kosovë e njerëzve të tij të dashur. AAK dhe simpatizantët e saj, të gjitha dashamirësit, mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët ngritën zërin kundër kësaj padrejtësie dhe e mbështetën pa kushte janë në pritje të kthimit të tij në vendin, tek e ardhmja e të cilit ai beson aq shumë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë