Loading…

Liria rikthehet në Superligë pas 4 vjetësh, mposht Ferizajn në ndeshjen e barazhit

  • 04/06/2023 | 18:17

Liria rikthehet në Superligë pas 4 vjetësh, mposht Ferizajn në ndeshjen e barazhit

Liria do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në sezonin e ardhshëm 2023/24.


Prizrenasit ia dolën të rikthehen në elitë pas katër vjetësh, pasi mposhten sot Ferizajn në ndeshjen e barazhit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar  në stadiumin “Zahir Pajaziti” nuk prodhoi fitues as pas 120 minutave, duke u mbyllur baras dhe pa gola.

Kësisoj, skuadra e Superligës u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive – aty ku më të saktë u treguan të përzgjedhurit e Xhengiz Rexhepit.

Liria në penallti fitoi me rezultatin 3:0, teksa vlen të theksohet se portieri Drilon Hodaj bëri dy pritje, duke qenë kështu vendimtar në triumfin e skuadrës së tij.

Kësisoj, Liria ngjitet në Superligë – kurse, Ferizaj bie sërish në Ligën e Parë. /Gazeta Express/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë