Loading…

Lirak Çelaj: Në emër të reformës janë bërë spastrime, po dëmtohet ADN’ja e PDK’së

  • 04/01/2020 | 17:07

Lirak Çelaj: Në emër të reformës janë bërë spastrime, po dëmtohet ADN’ja e PDK’së

Anëtari i PDK’së, Lirak Çelaj ka shkruar një letër drejtuar kryetari të PDK’së, Kadri Veslit, duke shprehur shqetësimin për menyren se si është duke u zhvilluar reforma brenda kësaj partie, transmeton Gazeta Metro.


Çelaj është shprehur i shqetësuar me rrjedhën në Partinë Demokratike të Kosovës, ai ka thënë se po i drejtohet publikisht Veselit, duke shpresuar që të degjohet zëri i tij.

Ai ka thënë se  është duke u manifestuar një  indiferenca brenda partisë së PDK’së, dhe shpresoj që t’i ndalni këto veprime që ta shpetojnë partin në rrughen që ka marrë.

“I shqetësuar me rrjedhën në Partinë Demokratike të Kosovës, unë si një ndër themeluesit dhe njëri ndër aktivistët më të hershëm të saj, të cilës ia kam përkushtuar gjithë aftësitë dhe dijet e mija, vendosa që të ju drejtohem me këtë letër publike me shpresën se do të dëgjoni zërin tim publik, pas indiferencës së manifestuar brenda partisë dhe me shpresën se do t’i ndalni disa veprime që e dëmtojnë atë dhe ta shpëtoni Partinë prej kësaj rruge që ka marrë,” ka shkruar Çelaj në Facebook.

Me tej ai ka shkruar se e çmon tej mase, liderin e Veseli, por ka shpresuar se me ardhjen e tij në krye të PDK’së, do të benit ndryshimet e nevojshme, duke ia kthyer partinë anëtarësisë dhe do të instaloni demokracinë e brendshme, por fatkeqësisht kjo s’po ndodhë.

“Duke ju çmuar mbi të gjitha si njeri dhe si veprimtar i guximshëm që i keni dhënë shumë këtij vendi, kam besuar shumë që do të bëni ndryshimet e nevojshme, sidomos të atyre rregullave që nuk i ndihmonin zhvillimit përpara të Partisë, të instaluara në këtë subjekt nga mos dija, apo interesat e ngushta të individëve me ndikim, kam pritur unë dhe anëtarë të tjerë të Partisë që kanë zgjedhur heshtjen si pakënaqësi, se do t’ia ktheni partinë anëtarësisë dhe do të instaloni demokracinë e brendshme. Kam besuar se do të veproni atë që thoni. Fatkeqësisht nuk ndodhi ashtu”, ka shkruar Çelaj

Lirak Çelaj i deshpruar me rrjedhen e partisë, ka përmendur edhe demokracinë e brendshme, duke thënë se ajo asnjëherë nuk u rregullua, duke permendur zgjedhjet brenda kësaj partie të cilat janë veteëm formale, duke cekur rastin e fundit, zgjedhja e Kryesisë.

“Ajo që asnjëherë nuk u rregullua është demokracia e brendshme, ku zgjedhjet bëhen vetëm formalisht për të “legjitimuar” individët “avatarë” dhe për t’i paraqitur gjoja si vullnet të strukturave, në fakt pa i konsultuar ato.
Rasti i fundit me zgjedhjen e Kryesisë është shkelja më flagrante e të drejtës që e mbron Statuti i Partisë, ku secili anëtar ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet në të gjitha instancat e partisë. Pra ju keni emëruar një grup njerëzish dhe nuk keni lejuar të zhvillohet garë demokratike siç e do demokracia. Keni shpërfillur besimin e strukturave të PDK-së duke vënë në krye të saj njerëz që u pëlqejnë bashkëpunëtorëve tuaj, por jo Partisë. Madje edhe njerëz që nuk janë pjesë e Këshillit Drejtues, njerëz që deri dje e kanë sharë PDK-në, njerëz që përveç servilizmit nuk paraqesin asnjë vlerë tjetër. Natyrisht në atë Kryesi ka edhe njerëz shumë të mirë dhe me vlera, por unë po flas vetëm për një pjesë të saj. Ashtu siç duket një pjesë e Kryesisë së re, asaj do t’ia kishte zili edhe PSD-ja e Shpend Ahmetit (jo kjo e Dardan Molliqajt),” është shprehur ndër të tjera Çelaj

Krejt në fund të kësaj letre, Çelaj ka theksuar se ky është momenti i fundit që vendimarrja t’i kthehet partisë. Sepse ADN’ja e PDK’së po demtohet në emer të reformës.

“Konsideroj se është momenti i fundit që vendimmarrja t’i kthehet partisë, të rritet transparenca dhe demokracia, të ndalet praktika e ngritjes së individëve që nuk dinë të ecin me këmbë të veta, por vetëm në krahun e shefave dhe pa ta rrezohen menjëherë.
Po ju them sinqerisht, me disa persona që na i keni vënë në krye dhe të cilëve u keni deleguar shumë pushtet, unë nuk identifikohem aspak, as me të kaluarën e as me të tashmen e tyre. Në emër të reformës po dëmtoni ADN-në e PDK-së,” ka shkruar Çelaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë