Kryetari degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj ka mohuar se ka kërcënuar Ylli Hoxhën, shef i grupit të asambleistëve në Prishtinë.
Çelaj në një prononcim për Gazeta Metro, ka thënë se nuk është e vërtet se e ka kërcënuar kolegun e tij në Asamble Ylli Hoxhën.
Ai publikimin e Hoxhës në Facebook e ka cilësuar si goditje të ulët.
“E demantoj plotësisht atë që e ka shkruar atë në Facebook. Konsideroj se deklarata e tij është një goditje e ulët”, ka thënë Çelaj. /gazetametro.net