Loading…

Liqeni i zemrës: Pjesa tërheqëse e Alpeve Shqiptare

  • 03/06/2021 | 15:09

Liqeni i zemrës: Pjesa tërheqëse e Alpeve Shqiptare

Alpet Shqiptare, të quajtuar Bjeshkët e Nemuna, janë vazhdimësi e Maleve Dinarit që  shtrihen në veri të Shqipërisë, në perëndim të Kosovës dhe në jug-lindje të Malit të Zi, shkruan Gazeta Metro.


Në këto alpe gjendet edhe një liqe, i cili njihet ndryshe edhe si Liqeni i zemrës, duke u bazuar në formën e mrekullueshme që ka në formë të zemrës, e cila i tërheqë shumë turistë ta vizitojnë atë.

Ky liqe i bën edhe më tërheqës Alpet Shqiptare, të cilat shtrihen deri te lugina e Ibrit rreth 50 km në gjatësi.

Në anën e Kosovës ngritën nga fundi i fushës (500–600 m) dhe arrijnë lartësinë mbi 2,000 m, në disa vende prehen nga luginat të thella lumore, të lumit të Pejës, Deçanit, Erenikut dhe kanë si kufi jugor Drinin.

Ky grup malor përbëhet prej disa malesh: Gjeravica (mali më i lartë në Kosovë 2,656 m), Mali i Junikut, Strellci, Lumbardhit, Kopranikut, Hajlës, Zhlebit, Rusolinës, Moknës etj. Të gjitha këto male e tejkalojnë lartësinë prej 2,000 m. Ato janë të pjerrëta, në pjesën e sipërme janë në formë të rrafsheve, ku gjenden kullota të mira dhe gjatë dimrit mund të bëhet skijim.

Shqiptarët shquajnë edhe anën perëndimore të maleve, që vështron për nga ultësirat e Shkodrës dhe në veri tek Përroi i thatë, me emrin Malësia e Madhe, dhe ajo jug-lindore me emrin Malësia e Vogël.

Këto emërime ndryshojnë vetëm pjesërisht në ndryshime lartësisë apo të morfologjisë.

Në Alpet Shqiptare akullnajat kanë pasur veprim më të dalluar nga të gjitha malet tjera në Gadishullin Ballkanik. Nga Shkodra e deri te Rozafa të gjitha malet e Alpeve Shqiptare kanë qenë të mbuluara nga masa akullnajore, përveç majave më të larta malore.

Për të kaluar një fundjavë të mrekulleshme në Alpet Shqiptare, dhe të bëni fotografi  te Liqeni i zemrës, ju mund të akomodoheni në hotelet në afërsi të Pejës, e Deçanit, pastaj në pjesën e Shqipërisë në Valbonën e bukur, në Teth, në holete në thellësi të Shkodrës, ndërsa në Mal të Zi, ju mund të akomodoheni duke qenë sa më afër Alpeve, në Bogicevicë.

Këto vende të bukura shqiptare, duke qenë shumë pranë maleve, ofrojnë ushqime të shijshme tradicionale, duke ua bërë fundjavën më të bukur se askund tjetër./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë