Loading…

Lionel Messi pensionohet nga Kombëtarja e Argjentinës: Është koha e duhur

  • 31/08/2026 | 17:48

Lionel Messi pensionohet nga Kombëtarja e Argjentinës: Është koha e duhur

Lionel Messi njoftoi pensionimin nga Kombëtarja e Argjentinës, duke i dhënë fund një kapitulli më shumë se dydekadësh me fanellën e vendit të tij.


Shtatë herë fituesi i Topit të Artë bëri të ditur vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale, pak kohë pas finales ndaj Spanjës.

“Pas kesaj kohe qe ka kaluar nga finalja, duke menduar shume per te, dua te njoftoj te gjithe se po pensionohem nga Kombetarja… Ishte një vendim që dhemb dhe ende dhemb në shpirt, por e kuptoj që është koha e duhur. Betohem se gjithmonë kam dhënë gjithçka, jo vetëm vitet e fundit kur kam fituar gjithçka edhe para kësaj, dhe gjithmonë kam luftuar dhe kam dhënë gjithçka për këtë fanellë, që u kam dhënë gëzime dhe i kam bërë krenarë që janë argjentinas përmes futbollit”, shkroi Messi.

Me Argjentinën, Messi fitoi Kupën e Botës, dy Kupa të Amerikës dhe trofeun e Finalissimës, duke lënë pas një nga trashëgimitë më të mëdha në historinë e futbollit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë