Loading…

Lindelof tregon se kur e kuptoi që do të startonte dje kundër Brighton

  • 16/02/2022 | 16:57

Lindelof tregon se kur e kuptoi që do të startonte dje kundër Brighton

Një gjë interesante ka ndodhur tek klubi anglez Manchester United ditën e djeshme para ndeshjes me Brighton, pasi Lindelof kishte kuptuar vetëm 15 minuta para nxemjeve se do startonte, transmeton Gazeta Metro.


Para ndeshjes ishte raportuar se do të startonte Raphael Varane në qendër të mbrojtjes me Harry Maguire, por Raphael Varane pati dhimbje barku para ndeshjes së mbrëmshme.

Pavarësisht se moru mjekimin e duhur, dhimbjet e penalizuan me mos paraqitje. Victor Lindelof e kuptoi vetëm 15 minuta para nxemjeve për lojë se do startonte.

“Ishte 15 minuta para nxemjeve kur më thanë se do startoja, por isha i gatshëm sepse e kam rutinën e njejtë para çdo ndeshje, që të jem i gatshëm edhe kur nuk startoj,” tha Victor Lindelof pas ndeshjes.

Victor Lindelof këtë sezon është inkuadruar në 16 ndeshje të Premier League duke treguar paraqitje mjaft solide. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë