Publicisti Mufail Limani, ka reaguar rreth vendimit të Komunës së Gjakovës, për të ndërtuar përmendoen e ish’liderit komunist shqiptar, Fadil Hoxha.
Sipas Limanit, duhet thënë troç, se Komunizmi ishte krim, dhe përmendoret për liderët e asaj kohe, nuk janë asgjë tjetër, përveçse krim.
Publikimi i plotë:
Permendoret…
Ka ende disa që Fadil Hoxhën dhe klanin e tij e quajnë “udhëheqësi e ndritur” .
Nuk besoj se kjo ka të bëjë gjithnjë thjesht me nostalgjinë për një moshë tjetër tonën, ose me justifikime te qena e të paqena te “baballarëve” të tyre biologjik e politik; këto janë gjëra, tekefundit, krejt njerëzore.
E keqja është tjetër:
Po të mendosh sado pak, nuk besoj se mund të kuptosh thujase asgjë thelbësore nga rrefimet, ankesat, mallkimet e “analizat” e tyre për aktualitetin, nëse nuk e kupton besimin e tyre që ”gjerat mund të kthehen në vendin e vet”, vetëm kur qytetet dhe institucionet do të pastrohen nga “katundarët”; ne që kemi lindur e jemi rritur në Prishtinë, e dimë të gjithë besoj zhargonin ku shprehja “katun’ar”, kur futet në diskurs politik, është në fakt shpesh një sinonim për “shqiptar”.
Por, mbase kjo temë e fshehur nga thuajse të gjithe, e mortifikuar disi nga dhuna joselektive antishqiptare e Millosheviqit dhe nga roli i LDK-së së Ibrahim Rugovës deri në vitin 1996- një rol ky i mega lavatrices politike patriotike për LKJ-në dhe për LPK-në, rol që pas luftës e pretendojnë, pos LDK, edhe PDK e AAK e madje tash edhe Vetëvendosje…, ndoshta kurrë nuk do të mund të hapet e sqarohet, për arsye të kulluara politike elektorale, në tërësinë e saj të tmerrshme.
Dhe, mbase më mirë kështu: disa gjëra vërtet duhet lëne që të vuajnë dënimin e Harresës.
Por, nëse ka kush që dëshiron që liderëve komunistë t’u ngre përmendore, atëherë gjërat duhet thënë:
Komunizmi është Krim!
“Strelishta” është ende aty, në skaj të Prishtinës…, as emër shqip nuk i kanë lënë.
Ose do kthejme ne “komedi” koti gjithcka.